KQZ shkarkon përfaqësuesit e të gjitha partive në KKZ të Prizrenit

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që t’ua ndërprejë mandatin përfaqësuesve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se vendimi është marrë pas analizës së raportit të rinumërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve, sipas vendimit të datës 13 janar.

“Sot, para mbledhjes së KQZ-së, ky raport është diskutuar në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore, nga ku kanë dalë dy rekomandime kryesore:  Rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera; Ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit”, tha ai në mbledhjen e KQZ-së.

LEXO EDHE:

Të ngjashme