KQZ shpall konkurs për drejtor për Regjistrim, Certifikim e Kontroll Financiar të Subjekteve Politike

Prishtinë | 21 Tet 2022 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 08/L-122 për ndryshimin dhe
plotësimin e ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256, KQZ-ja shpall konkurs për pozitën: Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

Ky konkurs mbyllet më 7 nëntor 2022, në orën 16:00.

Të gjitha detajet lidhur me konkursin i gjeni në ueb faqen e KQZ-së:

www.kqz-ks.org, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/konkurset-e-hapura/

Të ngjashme