Ekonomia Online
FUNDIT

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka prezantuar përqindjen dhe numrin e votave që kanë marrë kandidatët e zgjedhjeve lokale nëpër të gjitha komunat e Kosovës, raporton Ekonomia Online. Daka bëri të ditur se raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do […]

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka prezantuar përqindjen dhe numrin e votave që kanë marrë kandidatët e zgjedhjeve lokale nëpër të gjitha komunat e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Daka bëri të ditur se raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahet më 19 nëntor në 19 komuna (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishëve dhe Kllokot).

Kryetarja Daka njoftoi se KQZ-ja shpallë këto rezultate pas konfirmimeve të pranuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.

Ajo ka sqaruar se në raundin e dytë të drejtë vote kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues, raporton Ekonomia Online.

“Raundi i dyte do të mbahet në 19 komuna më 19 nëntor. Në këtë raund të drejtë vote kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues. Numri i qendrave të votimit në të cilat do të votohet është 614 me gjithsejtë 1 mijë e 777 vendvotime”, tha ajo.

Sa i përket numrit të fletëvotimeve te pavlefshme ajo ka thënë se këtë herë nuk ka pasur shumë dhe se votat asambleja komunale rezultatet do të jenë ditëve në vazhdim.

Gjithashtu, kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se duke filluar nga momenti i shpalljes, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në një afat brenda 24 orësh.

Zgjedhjet lokale u mbajtën më 22 tetor, ndërsa balotazhi pritet të mbahet më 19 nëntor.

Të ngjashme