Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se si duhet të plotësohet fletëvotimi për kryetar komune dhe Kuvend Komunal.
Në 3 hapa që janë sqaruar më poshtë mund të kupton saktë se si duhet t’i mbushni fletëvotimet.
Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal i cili do të ketë ngjyrë të kaltër.
Hapi 1 Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimet janë të vulosura.
Hapi 2Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.
Hapi 3 Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, në anën e majtë të tij, ju duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të fletëvotimit duhet të shënjoni vetëm një kandidat.