Ekonomia Online
FUNDIT

KQZ me video-mesazh për qytetarët e Kosovës

KQZ me video-mesazh për qytetarët e Kosovës

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, përmes një video-mesazhi, u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor. Daka, përmes kësaj videoje fton të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë, të japin kontributin e tyre në këto zgjedhje. “Secili prej nesh ka obligim ndaj këtij […]

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, përmes një video-mesazhi, u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Daka, përmes kësaj videoje fton të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë, të japin kontributin e tyre në këto zgjedhje.

“Secili prej nesh ka obligim ndaj këtij vendi, që të japë kontributin e tij në ndërtimin dhe fuqizimin e demokracisë. E drejta e votës është e drejtë demokratike e juaja. Bëhu pjesë e këtij vendimi, jepe kontributin tënd…”, ka thënë Daka në video mesazhin që ua ka dedikuar qytetarëve të Kosovës.

Tashmë ka filluar fushata zgjedhore e partive politike të cilat po garojnë për këto zgjedhje.

https://www.facebook.com/kqzkosova/videos/1487552784652261/

Të ngjashme