Profesori universitar, Nezir Kraki, i njohur për qëndrimet në mbështetje të Albin Kurtit, ka reaguar i mllefosur pas vrasjes së një polici, dhe plagosjes së një tjetri, sot në orët e para të mëngjesit në veri të vendit.
Ai ka shkruar se eskalimi i situatës deri në vrasje të policëve dhe sulme kundër rendit kushtetues bëhet edhe me lejen e nënkuptuar të Escobarit dhe Lajçakut.
Sipas tij, Kosova duhet te tërhiqet nga bisedimet “përderisa Escobar dhe Lajçak ta kenë këtë qasje haptazi proserbe”.
POSTIMI I PLOTË:
Eskalimi i situatës deri në vrasje të policëve dhe sulme kundër rendit kushtetues bëhet edhe me lejen e nënkuptuar të Escobarit dhe Lajçakut.
Keta te dy ia kane dhene te gjitha te drejtat Vuçiqit per ta frikesu Albinin dhe per ta obligu Kosoven qe t’i pranoje kushtet e Serbise.
Ne Bruksel KM Kurti e shtroi nje pyetje te qarte ate ditë: “Kur këta flasin për eskalim, le të tregojnë kush e ka në plan ta bëjë eskalimin”.
Dhe ja eskalimi nuk vonoi dhe parlajmerimet e Vuçiqit ne OKB per lufte me te gjitha mjetet per ta pengu Kosoven po ekzekutohen ne terren. Megjithate, perseri Kosova i ka fajet dhe deklaratat e diplomateve proserbë keshtu do thone.
Kosova duhet te terhiqen nga bisedimet perderisa Escobar dhe Lajçak ta kene kete qasje haptazi proserbe.