Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s Jakup Krasniqi për mospajtimin e arritur në takimin e liderëve partiakë e ka akuzuar koalicionin qeveritar.
“Marrëveshja nuk u arrit se koalicioni qeverisës nuk pati gatishmëri. Ndoshta vazhdojnë bisedimet e ne si opozitë kemi prit ta nënshkruajmë e të ecim tutje. E vetmja çështje që u diskutua ka qenë rishikimi i marrëveshjes por opozita nuk ka qenë e gatshme”, ka thënë Jakup Krasniqi pas dështimit të takimit të liderëve lidhur me demarkacionin dhe draft deklaratën.