Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka falenderuar qytetarët e Kaçanikut të cilët e kanë votuar Besim Ilazin, derisa ka thënë se në raundin e dytë Ilazi do ta vulosë vazhdimin e qeverisjes së tij transformuese.
Postimi i plotë:
Shumë mirënjohës ndaj qytetarëve të Kaçanikut që kanë vlerësuar punën meritore të Besim Ilazit dhe pa dyshim në raundin e dytë të zgjedhjeve, do ta vulosin vazhdimin e qeverisjes së tij transformuese.
I përkushtuar, kompetent dhe i gatshëm për t’i dhënë Kaçanikut edhe më shumë zhvillim e perspektivë, Besimi ka besim në bashkëqytetarët e tij, e Partia Demokratike e Kosovës në vullnetin e tij të madh, për t’ju shërbyer të gjithë kaçanikasve, pa dallim. Ai do të fitojë, sepse ka qeverisur mirë dhe ka transformuar Kaçanikun. Sepse qytetarët e Kaçanikut e dinë se Besimi është në garë për ta dhe do të bashkëqeverisë me ta, për t’i hapur horizonte të reja perspektivës dhe të ardhmes për të cilën Kaçaniku ka nevojë