Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka takuar sot, Stephen Banks, ushtrues detyre i zv. Shefit të misionit të ShBA-së në Kosovë.
Krasniqi dhe Banks gjatë këtij takimi të zhvilluar në zyrët e NISMA për Kosovën, diskutuan për situatën pas çertifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.
Gjatë këtij takimi Krasniqi, paraqiti pikëpamjet e tij rreth formimit të shpejtë të institucioneve në mënyrë që të vazhdojnë me procesin e reformave sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës.
Po ashtu gjatë këtij takimi u tha se krijimi sa më parë i institucioneve të vendit është mëse i nevojshëm për Kosovën.
Në fundit të takimit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe komunikimit.