Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim drejtorin e NDI-së për programet në Evropën Qendrore dhe Jugore, Robert Benjamin dhe drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg.
Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimin ekonomik lokal, iniciativat ligjore, programet e MAPL-së, duke u fokusuar tek grupet e margjinalizuara dhe komunitetet, si dhe fuqizimin e barazisë gjinore në nivelin lokal.
Ministri Krasniqi, gjithashtu nënvizoi edhe çështje të tjera përmes së cilave mund të ketë bashkëpunim në mes të MAPL-së dhe NDI-së në të ardhmen dhe i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të NDI për institucionet e Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, Benjamin falënderoi ministrin Krasniqi për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për MAPL-në dhe nivelin lokal, duke u fokusuar në iniciativat të cilat mbështesin grupet e margjinalizuara dhe demokratizimin në nivelin lokal.