Krasniqi e ambasadori irlandez diskutojnë për heqjen e tatimit të dyfishtë

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 11:40 | Nga

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi prit sot në takim Ambasadorin e Irlandës për Kosovë Petrick Kelly .

Në këtë takim u diskutua për Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë e cila pritet të arrihet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës.

Zëvendësministri Krasniqi dhe Ambasadori Kelly gjithashtu diskutuan edhe për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet këtyre dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme