Krasniqi e Totaj vizitojnë KBI-në, po punohet në shërbim të tolerancës e bashkëjestesës fetare

Prizren | 24 Sht 2021 | 18:56 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga kryetari i partisë së tij, Memli Krasniqi, të premten kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Gjatë kësaj vizite në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se jemi këtu për të vlerësuar lartë punën shumëdimensionale jo vetëm në ngritjen shpirtërore të besimtarëve, por edhe angazhimet që bënë ky institucion në komunitet dhe në shërbim të tolerancës dhe bashkëjestesës fetare.

Kandidati për kryetar të komunës, Shaqir Totaj, tha se nuk është hera e parë që e viziton KBI-në , në kuadër të anagzhimeve të përbashkëta për ngritjen e kualitetit të jetesës së qytetarëve.

Edhe kryetari Krasniqi ka falendëruar drejtuesit e BIK-ut për mikëpritjen duke thënë se vlerat shpirtërore fetare të shqiptarëve janë virtyte të tolerancës e trashëgimisë së pasur që ka shoqërija jonë.

Ndërkaq, mysafirët nga PDK i falënderoi për vizitën kreu i KBI-së në Prizren, Besim Berisha. Ndryshe, gjatë ditës, PDK ka pasur një mori aktivitetesh në kuadër të fushatës parazgjedhore në Prizren.

Të ngjashme