Sipas profesorit të së drejtës penale ndërkombëtare, Kolë Krasniqi një ekstradim i mundshëm i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi do të ishte një goditje e madhe për sovranitetin e Kosovës.
“Ekstradimi nëse ndodh do të ishte një goditje për sovranitetin tonë dhe pozicionin e UÇK-së”, ka thënë Krasniqi.
“Serbia ka paralajmëruar kërkesë për ekstradim, që është edhe në nivel diplomatik dhe nivelet tjera. Institucionet tona duhet të formojnë mekanizma të caktuar”, pohon Krasniqi.
Sipas tij tash roli i autoriteteve kosovare do të ishte sensibilizimi i faktori ndërkombëtar.
“Secili duhet t’i kryejë punët e veta. Haradinajt duhet t’i ofrohen avokatë profesional”.
“Ne duhet të jemi falënderues ndaj Francës pas ka dhënë kontribut për shtetformimin e Kosovës dhe është ndër shtete e para që kanë njohur Kosovën”.
“Rritja e vazhdueshme e disponimeve negative të botës perëndimore ndaj çështjeve tona mund të paraqesin rrezik në rastin Haradinaj”, pohon ai.
“Dëshira është që Haradinaj të lirohet dhe kemi besim se do të dalë ngadhënjimtar në sfidat me të cilat ballafaqohet”, përfundon Krasniqi. (KlanKosova)