Krasniqi, Haradinaj e Haziri takohen me Lajçakun në zyrën e BE-së

Prishtinë | 07 Nën 2023 | 10:11 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, kanë shkuar të parët në zyrën e BE-së për tu takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak, raporton Ekonomia Online.

Pas tyre erdhi kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Kurse krejt në fund në selinë e BE-së u pa nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Fillimisht Lajçaku është takuar me ambasadorët e akredituar në Kosovë.  Lajçaku mbrëmë u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Në këtë vizitë, Lajçaku pritet të bisedojë për draft-statutin e Asociacionit.

Të ngjashme