Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se shqetësues mbetet mosfunksionim i hierarkisë institucionale sa i përket deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, nëse të deportuarit kanë qenë rrezik për vendin duhet që kjo të behët e ditur, ose së paku informacion duhet të kishin krerët e shtetit.
Krasniqi ka kërkuar përgjegjësi për pasojat që mund të ketë vendi në rrafshin ndërkombëtar.
“Shqetësues mbetet fakti i mosfunksionimit të hierarkisë institucionale. Organet e drejtësisë e kanë mënyrën e funksionimit të tyre, por për çështje të mëdha duhet të informohen krerët shtetërorë”.
“Duhet të kemi informacione që këta persona cenojnë sigurinë kombëtare, nëse s’mund të bëhen publike krerët shtetërorë t’i dinë ato informacione e jo vetëm të thuhet ka informacione”.
“Ne kërkojmë përgjegjësi për pasojat që do të ndodhin në rrafshin ndërkombëtar. Ne duhet të ruajmë raportet tona me Turqinë”.
“Ndoshta dikush këtë debat e sheh për të fituar, por neve na duhet si shtet një qartësi për ngjarjen e javës së kaluar”.