Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka takuar ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, më të cilin biseduan për proceset ekonomike e tregtare në vend, ndikimin e pandemisë COVID-19 dhe për mundësinë e rimëkëmbjes ekonomike.
Krasniqi ka thënë se në këtë takim ka njoftuar ambasadorin se përveç menaxhimit të pandemisë, kanë punuar edhe në mbrojtje të konsumatorit dhe ndihmë ndaj bizneseve.
Ai po ashtu ka kërkuar nga BE-ja që të ushtrojë autoritetin e vet ndaj Serbisë, për respektim të CEFTA-së.
“E njoftova ambasadorin që krahas menaxhimit të pandemisë jemi angazhuar që të mbrojmë konsumatorin dhe t’i përkrahim bizneset”.
“Një shqetësim tjetër që adresova te ambasadori ishte pengesat që shteti fqinjë Serbia po i qet për produktet e prodhuara në Kosovë”.
“Kërkova nga BE-ja që ta ushtron autoritetin e vet që Serbia t’i respektojë marrëveshjet e arritura për lëvizje të lirë të mallrave në CEFTA”, ka shkruar ai.