Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur vazhdimin e seancës plenare të datës 18 shtator.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se koalicioni qeveritar është i paaftë për të kaluar çfarëdo vendimi në Kuvend, njofton Klan Kosova.
“Është e dhimbshme që edhe për këtë çështje po bëhet politikë. Koalicioni qeveritarë është i pasinqertë dhe i paaftë për ta kaluar çfarëdo vendimi në Kuvend”.
“Ju e dini se në mbledhjet e kryesisë as nuk kanë dashur ta diskutojnë. Në një muaj e gjysmë ka pasur vullnet prej opozitës që ta gjejmë një rrugëdalje për t’i harmonizuar qëndrimet tona. Asnjë vullnet nuk ka ekzistuar prej LDK-së”.
“Këta nuk janë të interesuar ta kapërcejnë këtë ligj. Këta edhe janë të paaftë edhe të pa interesuar për të kaluar ligje”.
Klikoni në linkun e mëposhtme për t’u informuar më shumë rreth kësaj seance