Krasniqi: Kosova po zbrazet, Kurti nuk mund të abstenojë nga përgjegjësia

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh në kuadër të Javës së Pavarësisë, ku ka takuar shumë personalitete dhe të rinj anë e mbanë Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i PDK-së ka thënë se mbi supet e këtyre qytetarëve ka qëndruar përpjekja e vazhdueshme për liri dhe shtet të pavarur e sovran.“Pas nderimit të qëndrimit të pathyeshëm të Adem Demaçit, pata një seri takimesh me ish të burgosurit politik dhe të persekutuarit politikisht nga Jugosllavia, për të vazhduar me ish luftëtarë të lirisë, bashkërrugëtarë të Adem Jasharit, mjekë që shëruan plagët e pjesëtarëve të UÇK-së gjatë luftës, familjet e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe me kolegët deputetë nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë, me të cilët, evokuam kujtime nga rruga e gjatë e sakrificës për ta bërë Kosovën të lirë, të pavarur e sovrane. Por, ajo çfarë ishte jashtëzakonisht motivuese e njëkohësisht edhe ndërgjegjësuese për mua gjatë kësaj jave, ishte takimi me nxënësit filloristë në Velezhë të Prizrenit, prej të cilëve kuptova se pritjet e tyre për një atdhe që i mirëpret të rriten e të realizojnë ëndrrat, janë ato që me të

vërtetë kanë rëndësi. Ngjashëm, si edhe takimi me studentët e Universitetit ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë, ku njeriu kupton se të rinjtë e Kosovës kanë potencial e vullnet për t’u edukuar, edhe si qytetarë, edhe si profesionistë”, shkroi Krasniqi.

Ai është shprehur se kërkesat e të rinjve janë “të drejta e të duhura”, andaj tha se për ta duhet bërë diçka shumë më shumë sesa reflektimi.

Të ngjashme