Krasniqi me akuza ndaj Qeverisë: Zero transparencë në dialogun me Serbinë

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti me rastin e shënimit të 7 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshje së Stabilizim – Asocimit (MSA), duke akuzuar për mos implementimin e saj.

Krasniqi, ka thënë se vetëm në kohën e qeverisjes së LDK-së janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme për vendin, duke akuzuar qeverinë aktuale për keqqeverisje dhe stagnim në diplomaci.

“Kosova ka shënuar regres me këtë qeveri në shumë fusha. Stagnim të plotë në diplomaci, asnjë njohje të re e anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Zero transparencë në dialogun me Serbinë”, tha ajo, përmes një postimi në Facebook.

Të ngjashme