Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar fitoren e kandidatit të tyre në qytetin e Han të Elezit, Mehmet Ballazhi.
Krasniqi ka theksuar se tashmë me qeverisjen e PDK-së, Hani i Elezit nuk do të mbetet më vendkalim, por do bëhet vendqëndrim për ndërmarrësit, punëtorët, të rinjtë.
Postimi i plotë:
Në Han të Elezit, për t’i uruar qytetarëve dhe kryetarit Mehmet Ballazhi, fitoren që do t’na mbajë së bashku e të pa lëkundur në transformimin e kësaj komune. Ne morëm besimin e qytetarëve të Hanit të Elezit për t’iu hapur atyre perspektivë të qëndrueshme dhe këtë do ta bëjmë me pasion e përkushtim.
Me qeverisjen e PDK-së, Hani i Elezit nuk do të mbetet më vendkalim, por do bëhet vendqëndrim për ndërmarrësit, punëtorët, të rinjtë dhe të rejat që kanë aspiratë, e të cilët, tash e kanë edhe një adresë. Thellësisht mirënjohës për besimin e qytetarëve të kësaj komune. Ky është vetëm hapi i parë, drejt rrugës së zhvillimit që na pret së bashku.