Krasniqi në Gjakovë: Sot nisi uragani i fitores së IRDK-së

Prishtinë | 12 Jan 2025 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo parti fushatën e hapi në Gjakovë, e kryetari i saj, Elbert Krasniqi tha se sot nisi uragani i fitores së IRDK-së.

“Në Gjakovën e madhe, në Gjakovën e 50% qytetarëve të komunitetit egjiptian, në Gjakovën e mësuesit Vehbi Kaja e Avni Neza, në Gjakovën e sportistëve Gëzim Lala e Fahri Vraniqi, e artistëve Xheladin Deri e Hadi Bajrami, në Gjakovën e dëshmorit të UÇK-së Xhevdet Hoti, sot nisi uragani i fitores së IRDK-së. Faleminderit Gjakovë. Faleminderit Kosovë”, ka thënë ai.

Të ngjashme