Kreu i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi me bashkëpartiakët e tij ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë në përballje me forcat serbe, raporton Ekonomia Online.
Përveç tjerash, ai tha se ditë të tilla si 24 marsi i vitit 1998, janë ndër datat më krenare dhe sublime të historisë së Kosovës.