Krasniqi në takim me Hovenier, zotohet se PDK-ja do të kontribuojë për tema të interesit nacional

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Krasniqi është zotuar para ambasadorit amerikan se PDK-ja do të jap kontributin e saj për temat e interesat nacional, e veçanërisht për fuqizimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-ShBA.

“Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejm të raporteve Kosovë-SHBA”, ka shkruar Krasniqi.

“Po ashtu, me Ambasadorin Hovenier diskutuam shtruar për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik”, ka shkruar më tutje ai.

Postimi i plotë:

Kënaqësi ta pres në takim Ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhje në Kosovë dhe, ashtu si deri sot, i ofrova të gjithë bashkëpunimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejm të raporteve Kosovë-SHBA.

Po ashtu, me Ambasadorin Hovenier diskutuam shtruar për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik.

Ambasadorin Hovenier e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës në të gjitha fushat.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/475703243928411

Të ngjashme