Deputeti nga PDK-ja, Memli Krasniqi, tha se debati për Agjencinë e Akreditimit është politizuar. Ai ka thënë se edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave është e politizuar. Sipas tij nuk duhet të iu mohohet e drejta për të qenë pjesë e një partie politike asnjë ushtruesi të detyrës, raporton Ekonomia Online.
“Nga debati i sotëm u krijua përshtypja që gjendja në arsimin e lartë varet vetëm nga funskionomi i AKA-së, gjithë ky vajtim që e dëgjua sot i bjen që nëse se kemi funksional atë agjencion i bjen që nuk kemi arsim të mirëfilltë. U fol edhe për depolitizimin por nuk u tha asgjë konkrete, kur flasim për politizim duhet të dijmë se a po flasim për partizim dhe se cilës parti i përkasin ata njerëz. Më thoni një parti politike që ka pas përgjegjësi dhe nuk ka pas njerëzit e partisë së vet, nuk mund të ua mohojmë të drejtën njerëzve të arsimit me qenë pjesë e politikës dhe një partie”, tha Krasniqi.