Krasniqi: PDK do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë

Prishtinë | 18 Gus 2025 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se partia që ai udhëheq do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ZRRE-së që detyron mbi 1,300 biznese të kalojnë në tregun e lirë të energjisë. Krasniqi e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe të dëmshëm për ekonominë e vendit, duke theksuar se çmimet janë rritur deri në 280%.

Sipas tij, pas dështimit të rrugëve të rregullta gjyqësore, janë përmbushur kushtet ligjore për ta sfiduar këtë vendim në Kushtetuese. Ai shtoi se PDK do të kërkojë masë të përkohshme për ta pezulluar zbatimin e vendimit deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.

Të ngjashme