Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka uruar fitoren e kandidatit të tyre në komunën e Ferizajit, Agim Aliu.
Krasniqi ka theksuar se Aliu është modeli i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë .
Postimi i plotë:
Në Ferizajn e qytetarëve që i japin shpirt besimit në demokraci dhe qeverisje të përgjegjshme, për t’ua uruar atyre zhvillimin që i pret në katër vitet e ardhshme me Agim Aliun në krye.
Agim Aliu nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë.
Shembulli i tij si kryetar dhe vullneti për ta shndërruar Ferizajn në referencë të zhvillimit për mbarë Kosovën, na bën krenar dhe të motivuar për më shumë punë e përkushtim. Urime Ferizajas për kulturën e lartë politike e qytetare. Punë të mbarë Kryetar Aliu!