Krasniqi për buxhetin e vitit 2022: Përmes buxhetit publik të sigurohen fondet edhe për ruajtjen dhe rritjen e sektorit privat

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi përmes një postimi në facebook ka uruar që buxheti i vitit 2022 të rishpërndahet drejt e mirë në funksion të zhvillimit të përgjithshëm publik, përderisa po diskutohet për miratimin e buxhetit.

“Gjithsesi duhet pasur kujdes që të avancohet puna dhe shërbimet në sektorin publik që do të ofrohen përmes këtij sektori, por në asnjë rast nuk duhet harruar që përmes buxhetit publik të sigurohen fondet edhe për ruajtjen dhe rritjen e sektorit privat duke ruajtur investimet publike që kryhen nga sektori privat e përmes të cilave investime ruhet edhe punësimi në kët sektor dhe po ashtu duhet siguruar fondet edhe për fondin emergjent apo të rimëkëmbjes ekonomike”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Krasniqi tutje ka shkruar se pandemia ende gjinden në mesin tonë e se kjo do të thotë kontigjencat duhet ruajtur për skemat për ndihm sociale dhe skemat e ndihmës për sektorin privat për të ruajtur stabilitetin makro-financiar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme