Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i ka pyetur kryeministrin Kurti nëse është për ose kundër liberalizmit të tregun gjatë seancës së Kuvendit.
Ai tha se pritjet e kësaj qeveria i ka zero.
“Ajo që neve na intereson është cila është qasja e qeverisë tënde. A je për apo kundër liberalizimit të tregut dhe nëse je kundër qysh mendon me shku në kundërshtim me obligimet e Kosovës në raportin me integrimin evropian që e kanë sjellë me miratimin e pakos të ligjeve të ënergjisë.
Nëse je për, neve na intereson me dit se çka ki me bo ti ndryshe prej kryeminstrave që ti i ke sha e i ke kritiku në tana format. Ka kohë të shkurt që e keni marrë këtë mandat, po arsyetohni që s’keni pas kohë me bo punë të mdhaja, po kohë ke gjetë edhe për piknik, edhe për me marr një shtëpi 400 m midis Prishtine, kohë ke gjet edhe mu vaksinu i pari. Kohë pate për m’i bo disa punë që nuk të takojnë. Me të than drejtën pritjet prej teje i kam zero”, tha Krasniqi.