Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Tribuna Channel, deklaroi se qeveria e Kosovës do të formohet nga koalicioni PAN dhe sipas tij nuk do t’i vijë radha mandatarit të dytë.
Krasniqi tha se partitë politike kanë të drejt të bëjnë deklarime e interpretime, mirëpo nuk do t’i vijë radha e mandatarit të dytë.
Tutje ai përmendi situatën e krijuar pas zgjedhjeve në vitin 2014, Krasniqi tha se vendi ynë ka qenë peng i qëndrimeve të tilla në vitin 2014 dhe se ajo situatë i ka sjell Kosovës humbje në ekonomi si dhe tërheqje të intervestitorëve.
Koalicioni PAN në zgjedhjet e 11 qershorit është renditur subjekti i parë politik më i votuar, me 33.98 për qind të votave.
Lëvizja Vetëvendosje është renditur si subjekti i dytë me 27.12 për qind të votave.
Ndërsa, koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.74 për qind të votave.