Profesori Universitar, Milazim Krasniqi përmes një postimi në facebook ka thënë se rinia nuk po ik vetëm nga Kosova por edhe prej të gjitha vendeve të Ballkanit.
“Po ikin edhe nga Kroacia, e cila është anëtare e BE-së dhe e NATO-s. Po ikin masivisht nga BeH, nga Serbia, nga Maqedonia, nga Shqipëria. Arsye ka shumë po një është kryesorja: Bashkimi Evropian, sidomos Gjermania, e ka gjetur formulën që të gllabërojë rininë e këtyre vendeve dhe ta ingranojë në makinën e saj demografike dhe të tregut të punës”.
Krasniqi ka thënë se ka edhe shumë shkaqe të tjera, si mungesa e e perspektivës në vende të vogla e të varfëra, primitivizmi në shoqëri, korrupsioni endemic, nepotizmi, shkollimi i dobët, etj.
Sipas tij arsyeja kryesore është politika gllabëruese demografike e BE përkatësisht e Gjermanisë.