Krasniqi-Rizvanollit: Detyrën e ministres s’po di ta bësh,veç po provon

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, nuk po di ta bëj detyrën veç po provon.

Krasniqi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për masat emergjente për furnizim me energji e pyeti ministren Rizvanolli se kë po e mashtron ajo?

“Ministrja e nisi shumë mirë fjalën e vet tha “Nuk po di si me u përgjigj po provojë”. Realisht ti as detyrën e ministres nuk po din ta bësh vetëm po provon. Përderisa ti je duke provouar shumë njerëz janë në terr edhe në ftohtë. Këto 20 milionë na paskan siguruar dritat”.

“Çka do ti thoni banorëve në ‘Kroin e Vitakut’ që tre ditë nuk kanë rrymë. A është ndalë restrikcioni atje. Çka do t’i thoni qytetarëve që nuk kanë rrymë mbi 12 orë? Kënd po e mashtroni. Kë po e mashtroni?”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme