Krasniqi sërish e fton për raportim Bislimin: Koordinimin nga ShBA-ja i keni zbritur tek Radoijçiqi

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka ftuar sërish zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi që të raportojë në këtë komision.

Kjo ftesë ka ardhur pasi javën e kaluar ka dështuar të mbahet raportimi i Bislimit në këtë komision.

Tutje, ajo ka thënë se Kompromiset e Qeverisë në dëm të Kosovës janë bërë standard i politikës së jashtme.

“Z. Bislimin e ftoj publikisht që të respektoj Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të paraqitet për raportim në Komisionin për Integrim Evropian lidhur me detajet e marrëveshjes për deeskalim, para se të bëjë kushtëzime të tilla ndaj BE-së”, ka shkruar ajo.

“Kompromiset në dëm të Kosovës i keni bërë standard të politikës së jashtme. Mjaft më, ky vend e këta qytetarë nuk ju kanë asnjë borxh të i trajtoni kështu. Koordinimin nga ShBA-ja i keni zbritur tek Millan Radoijçiqi”, ka thënë ajo.

Të ngjashme