Jakup Krasniqi, ish krye parlamentar i Kosovës, tash Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit.
“Me rastin e vdekjes së parakohshme të ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi, për të cilin ruaj kujtime shumë të mira në qeverisjen e Kosovës në vitet 2002 – 2004. E shfrytëzoj ketë rast të dhimbshëm për t’iu shprehë ngushllime të sinqerta familjes, farefisit dhe gjithë miqëve të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për ish- Kryeministrin, Bajram Rexhepi!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.