Krasniqi: S’ka më listë të pritjes për rezonancë magnetike

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se nuk ka më listë të pritjes për rezonancë magnetike.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se është eliminuar në tërësi lista e pritjes.

“Nga nesër pacientët nuk do të presin më për kryerjen e Rezonancës Magnetike. Edhe përkundër fokusit në pandeminë COVID-19, me angazhimin menaxherial dhe profesional të stafit të Radiologjisë është arritur të eliminohet në tërësi lista e pritjes”, ka shkruar ai.

Të ngjashme