Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve rreth rezervave shtetërore në kuadër të Ministrisë së Tregtisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë.
Me anë të një statusi në Facebook, deputetja e LDK-së ka deklaruar se skandalet në këtë Qeveri janë bërë pjesë e përditshme e punës.
“Pra, janë dhënë mijëra euro në emër të rezervave shtetërore në një adresë fiktive e malli nuk është marrë. Dorëheqja nuk mjafton pas këtij skandali. Ftoj institucionet e drejtësisë të marrin masa të shpejta për ta ndriçuar këtë rast. Skandalet në këtë qeveri janë bërë pjesë e përditëshme e punës së ministrave, dobët shumë”, ka shkruar ajo.