Krasniqi: Sulmi ndaj policisë është akt kriminal

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e quajti akt kriminal dhe të patolerueshëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Krasniqi në Facebook ka thënë se qëllimet e kriminelëve e mohuesve të sovranitetit të Kosovës që të provokojnë paqen, nuk do të arrihen.

“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare me Serbinë, është akt kriminal dhe i pa tolerueshëm që për qëllim ka cenimin e rendit të ligjit për dobi të kriminelëve, në një kohë kur Kosovës i duhet stabiliteti e siguria, ndërsa mohuesve të sovranitetit tonë iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes. Që të dy këto qëllime, janë e do mbesin të paarritshme kundër shoqërisë tonë multietnike e shtetit tonë sovran dhe të pavarur”, ka thënë ai.

Krasniqi ftoi organet e rendit dhe ligjit që të hetojnë dhe ndriçojnë rrethanat, “dhe t’i japin përgjigje meritore çdo përpjekjeje që cenon Kosovën dhe sovranitetin e shtetit tonë”.

Të ngjashme