Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga Vlora Çitaku, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Përmes llogarisë zyrtare në Facebook, kreu i PDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.
Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:
Mbretëria e Bashkuar është partnere strategjike e jona dhe do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. Me Ambasadorin Nicholas Abbott, sot biseduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, për zhvillimet politike në vend dhe për rolin që do të luaj PDK si lidere e opozitës në Kosovë.