Krasniqi takon Bedri Hamzën: Pas Bedriut, vjen Ariani

Prishtinë | 23 Tet 2025 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar sot Bedri Hamzën, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Mitrovicë dhe të ardhmen politike të qytetit. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se Hamza ka bërë shumë për vendin dhe ka frymëzuar një brez të ri liderësh brenda PDK-së.

“Arian Tahiri është shembulli i fundit i këtij vizioni, me të cilin Bedriu ka ndarë qeverisjen në Mitrovicë gjatë katër viteve të fundit. Puna e mirë në Mitrovicë nuk do të ndalet”, shkroi Krasniqi, duke shtuar se është krenar për Tahirin dhe beson se ai do ta vazhdojë rrugën e zhvillimit të qytetit.

“Sepse pas Bedriut, vjen Ariani”, përfundoi ai.

Të ngjashme