Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim drejtoreshën rezidente të Institutit Demokratik Nacional (NDI) në Kosovë, Ambasadoren Nancy Soderberg.
Në këtë takim me udhëheqësen e NDI Amerikan, Krasniqi e ka falënderuar atë për përkrahjen që i kanë dhënë PDK-së tash e 20 vjet dhe për vazhdimin e këtij bashkëpunimi.
Kreu i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook ka gatishmërinë që PDK si lidere e opozitës të angazhohet për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve.
Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:
Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) tash e sa vjet ka dhënë përkrahje të vazhdueshme për demokracinë në Kosovë, e në veçanti në ngritjen e kapaciteteve të partive politike. Në këtë angazhim, Partia Demokratike e Kosovës ka bashkëpunuar ngusht me NDI, tash e 20 vjet. Në takimin e sotëm, drejtoreshën rezidente të NDI në Kosovë, Ambasadoren Nancy Soderberg, e falënderova për mbështetjen dhe theksova gatishmërinë tonë që si liderë të opozitës të angazhohemi për ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në vend dhe për përfaqësimin e denjë të kërkesave dhe nevojave të reja të qytetarëve.