Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” thotë se presidentja Vjosa Osmani është duke ua mohuar të drejtën kushtetuese PDK-së dhe koalicionit VAKAT me mos emërimin e të gjithë anëtarëve të KQZ-së.
“Me mos emërimin e të gjithë anëtarëve të KQZ-së, Presidentja është duke iu mohuar të drejtën kushtetuese PDK-së dhe Koalicionit VAKAT për emërim të anëtarëve në KQZ”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shkruar se Presidentja Osmani e ka komplikuar çështjen e emërimit të anëtarëve të KQZ-së për interesa të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur asnjë mundësi tjetër, përveçse të shpallë të papranueshme kërkesën e Presidentes Osmani-Sadriu lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së. E para, se Gjykata Kushtetuese nuk është institucion këshillëdhënës, dhe e dyta, se kjo ka qenë çështje për të cilën Gjykata ka vendosur më parë. Se kujt i takon e drejta e emërimit të anëtarëve në KQZ, është një çështje e thjeshtë të cilën Presidentja ka vendosur ta komplikojë për interesat e partisë në pushtet”, ka shkruar ai.