Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Shaqir Totaj është profili i kryetarit që reflekton kompetencë, përgjegjësi e ligjshmëri.
Krasniqi tha se Totaj është më i vendosur se kurrë për ta ngjallur Prizrenin.
Postimi i plotë:
Kemi qenë me qytetarët e Prizrenit gjithmonë, e tash do ta bëjmë edhe qeverisjen që Prizrenasit e duan dhe e meritojnë. Shaqir Totaj është profili i kryetarit që reflekton kompetencë, përgjegjësi e ligjshmëri. Ai është bashkudhëtar i qytetarëve të Prizrenit, që i njeh ata dhe ua kupton nevojat, për ta ringjallur qytetin e identitetit tonë kombëtar e kulturor.
Shaqa është më i vendosur se kurrë për ta ngjallur Prizrenin, për ta ndalë degradimin dhe për t’i dhënë kuptim qeverisjes lokale që u dedikohet qytetarëve.
Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Prizrenasve për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shaqës, në misionin e tij përtej politik, për qytetarët, për Prizrenin dhe për zhvillimin për të cilin ka nevojë kjo komunë.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, qytetarët e Prizrenit e kanë të qartë se ku është adresa për ta vendosur mbështetjen e tyre. Sepse, Shaqir Totaj, është i qartë në atë se çfarë ka në plan për Prizrenin, si dhe i vendosur për t’i shkuar deri në fund materializimit të besimit të qytetarëve.