Krasniqi tregon pse Policia po i ofron mbrojtje: S’ndihem i kërcënuar

Prishtinë | 07 Nën 2023 | 11:58 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka konfirmuar se Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, mbrojtja i është ofruar pas një vlerësimi të organeve të sigurisë, kjo pas sulmit terrorist në veri të vendit.

Edhe pse ka pranuar mbrojtje nga Policia, Krasniqi u shpreh se nuk ndihet i kërcënuar.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar edhe kur rrjedhin informacione ose publikohen për kërcënime me vrasje dhe gjëra tjera siç i dini edhe para pak muajsh, por është punë e organeve të sigurisë”.

“… unë besoj edhe në organet e tjera të ndërlidhura e të ndërvarura që të na ofrojnë mbrojtjen e afërt për arsye që unë besoj që ata duhet t’i tregojnë por që lidhen me situatën e tensionuar e të përkeqësuar me situatën në veri të vendit”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Njësia për Mbrojtjen e Afërt e Policisë së Kosovës ka marrë në mbrojtje dy liderët opozitar, Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme