Krasniqi uron besimtarët mysliman për Bajram: Zoti ua pastë pranuar agjërimin dhe lutjet e veprat e mira

Prishtinë | 09 Pri 2024 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka shprehur respekt të gjithë besimtarëve islamë të cilët arritën ta agjërojnë muajin e Ramazanit.

Krasniqi i uroi besimtarët islamë duke thënë që vlerat dhe mirësitë e përfituara gjatë muajit të Ramazanit, të i përcjellin ata gjatë gjithë vitit.

“Të dashur agjërues, para iftarit të fundit, ju shpreh respektin tim të thellë të gjithëve që përmbyllët me sukses dhe devotshmëri muajin e bekuar të Ramazanit”.

“Vlerat dhe mirësitë e përfituara gjatë këtij muaji, uroj të ju përcjellin gjatë gjithë vitit, juve dhe familjet tuaja. Zoti ua pastë pranuar agjërimin dhe lutjet e veprat e mira”, shkroi Krasniqi.

Sot është iftari i fundit ku besimtarët mysliman kanë agjëruar për një muaj Ramazanin, ndërsa nesër festohet Fitër Bajrami.

Të ngjashme