Ekonomia Online
FUNDIT

Krasniqi: Veseli i shqetësuar, e di çka do ta gjejë

Krasniqi: Veseli i shqetësuar, e di çka do ta gjejë

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi tha të enjten se Kadri Veseli i akuzoi ata se do t’i sjellin ditë të zeza Kosovës. Krimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës ndodhën nën udhëheqjen e tij, ka shkruar Krasniqi në Facebook. Lexoni të plotë postimin e Krasniqit: “Na akuzoi që do t’i sjellim Kosovës ditë të […]

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi tha të enjten se Kadri Veseli i akuzoi ata se do t’i sjellin ditë të zeza Kosovës.

Krimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës ndodhën nën udhëheqjen e tij, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:

“Na akuzoi që do t’i sjellim Kosovës ditë të zeza, ndërkohë që krimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës ndodhën nën udhëheqjen e tij.
Na akuzoi për terrorizëm, ndërkohë që e terrorizuan këtë vend duke e vjedhur e keqpërdorur.
Na akuzoi se do ta kthejmë Serbinë, ndërkohë që i ka rënë në gjunjë Listës Srpska.
Kadri Veseli me të drejtë ishte i shqetësuar sot. Ai e di ku do të përfundojë pas humbjes së pushtetit”.

Të ngjashme