Në emisionin “Komiteti Qendror”, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën ka folur se cila është gjendja aktuale e opozitës.
Krasniqi ka thënë se pengesa kryesore e shpërndarjes së opozitës janë ata që së pari dëshirojnë të kapin opozitën, e më pas edhe pushtetin. “Dhe përgjegjësi me të madhe për këtë ka Vetëvendosje”.
Sipas Krasniqit, Kosovës i duhet një opozitë e cila ka katër qëllime: ta ndërpresë kapjen e shtetit, t’i ndajë pozitat shtetërore, të sundojë rendi dhe ligji, si dhe të krijojnë hapësira për investime.
Deklaratën e anëtarit të VV-së, Dardan Molliqaj, se në rast të marrjes së pushtetit do t’i ‘ngrehin zhag’ njerëzit e pozitës, Krasniqi e ka quajtur shqetësuese, sepse, sipas tij, njerëzit kanë nevojë që t’iu kthehet dinjiteti.
“NISMA dhe AAK deri në zgjedhje do të funksionojnë si subjekte të veçanta, në zgjedhje do të shkojmë me listë të përbashkët, dhe kjo është definitive”, ka thënë Krasniqi në “Komiteti Qendror”, prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini.