Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia se ka mbet i vetëm pa përkrahjen e kryeministrit, raporton Ekonomia Online.
Ai në debatin për situatën me pandeminë, ka thënë se duhet të merret shembull kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se ai për Kurtin është kryeministër i kryeministrit.
“Ti ministër po duket se je i vetmuar se s’ke kryeministër. Nuk është normale me udhëheq këtë proces një sekretar i ministrisë. Nëse e merr shembull Shqipërinë që është kryeministri i kryeministrit tonë. Turpi i debatit ka qenë kjo kur thoni kemi vdekje një shifrore thu që është për lavd kjo punë. Nuk kemi ma pak kemi njëjtë dhe jemi shumë keq. Trefish ma pak teste dhe normal që bjen numri i infeksioneve. Sinqerisht në emër të PDK-së debati ka qenë jo qëllime kritike por a ka ndihmë të mundshme”, ka thënë Kransiqi.
Ai ka kërkuar nga Vitia që kryej përgjegjësitë që ka në sigurimin e vaksinës.
” Është betejë e jotja edhe e qeverisë sepse e keni pushtetin dhe ju jeni duke u arsyetuar. Koha është e punës. Pse krahasohesh tregon që jeni duke bërë punë të mirë. Ama konfidencialiteti fle për disa çështje ma vonë që munden mu publiku. Tema është te vaksinimi njerëzit janë të pa shqetësuar. Ama të jeni të bindur që qytetarët nuk janë duke parë angazhim dhe është shqetësim. Ekonomia jonë është para kolapsit. Se cili këtu është munduar të japë sugjerim por beteja është e juaja. Është dashtë ti me qenë në krye të sigurimit të vaksinës. Dhe besoj që ka me ardh numër më i madh sepse ena keni lodh duke u kritikuar mes veti. Po fol që deri ne fund të vitit ki mi vaksinu 60% të njerëzve dhe nuk është fer nëse i lë në gjysme dhe nëse ke marrë përgjegjësi qoje deri në fund”, tha Krasniqi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia iu përgjigj Krasniqit duke thënë se vaksinat vijnë në muajin maj.
” Në krye të betejës natyrisht që jam unë dhe kryeministri Kurti dhe presidentja por përgjegjësitë kryesore i kam unë dhe flas me përgjegjësi nga maji ky proces nuk do të ndalet por do të vijnë vaksinat. Kjo zëshmëria juaj dhe zelli juaj është për t’u befasuar”.
“Janë 30 ditë po të kishin qenë të prodhuara për 30 ditë ka qenë e pamundshme të vijnë deri tani. Dhe ju garantojë qytetarëve që vaksinat të sigurohen me kohë. Të gjitha propozimet që keni dhënë do t’i dëgjojmë. Absolutisht të gjitha që i kam deklaruar do t’i qëndrojë deri në fund”.
Ndërsa, Krasniqi e ka pyetur Vitinë se me cilën nga kompanitë e vaksinave do të furnizohet Kosova.
“Nuk jemi më të zëshëm po është normale të iu duket tani të jeni të zëshëm. Nëse duke na thënë që ke fillua prej fillimit është gabim përkundër ndryshimeve që keni bërë. Ti po fol veç për Pfizer. A ka mundësi me marr vaksina prej tyre”.
Ndërsa, Vitia tha se janë në negociata më të gjitha kompanitë.
Me te gjitha kompanitë jemi në negocim. Ato tjerat nuk janë në gjendje të na sjellin vaksinat si Pfizer sepse nuk janë kontaktuar me kohë. Do të marrim dhe nga ato vaksina por jo aq shpejt”.
Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i përgjigjet Krasniqi duke i thënë se aplikimi i parë i sigurimit të vaksinës ka qenë 30 qershori i vitit 2020.
“Neve na bënë krenarë me 10 muaj qeverisje asnjëherë dalje nga kontrolli të qeverisjes. Asnjë qytetarë nuk ka mbetur pa shërbime dhe nuk ka vdekur jashtë institucioneve spitalore. Dhe që quhet mbajtja e situatës nën kontroll. Asnjë nuk është sulmuar më shumë se unë”.