Në tregun mobil në Prishtinë, rreth tridhjetë gra fermere nga rajone të ndryshme të Kosovës produktet e tyre bujqësore po i promovojnë dhe shesin gjatë tri ditëve të javës.
Gjatë ditës sot ato i ka vizituar zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Mevludin Krasniqi, i cili i ka përgëzuar ato për punën e vazhdueshme që po e bëjnë në zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive të tyre bujqësore.
Ai me këtë rast, ka thënë se gratë fermerë do të jenë një prioritet për MBPZHR-në, duke rritur edhe mbështetjen çdo vit për përkrahjen dhe zhvillimin e veprimtarive të tyre bujqësore.
Krasniqi ka theksuar se edhe këtë vit në kriteret për vlerësimin e projekteve, gratë fermere do të kenë përparësi, kjo me qëllim të stimulimit të tyre për t’u angazhuar në biznese të ndryshme në fushën e bujqësisë.
Prodhimet e grave fermere, të cilat edhe janë përfituese në programet zhvillimore të MBPZHR-së, konsumatorët mund t’i gjejnë në këtë treg mobil çdo ditë të martë në Sheshin “Zahir Pajaziti”, të mërkurën në Bulevardin “Bill Clinton”, si dhe të enjteve në Sheshin Adem Jashari” në Prishtinë.