Krasniqi viziton Teqetë në Prizren, uron festën e Sulltan Nevruzit komunitetit të Tarikateve të Kosovës

Prishtinë | 24 Mar 2022 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj dhe nënkryetarin Kujtim Gashi, kanë vizituar Teqen Saraçhane të tarikatit Halveti dhe Teqen e tarikatit Rufai, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se janë pritur nga Sheh Abedini dhe Sheh Adrihuseini, të cilëve ua kanë uruar festën, si dhe gjithë pjesëtarëve dhe komunitetit të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës.

“Si të gjitha festat e tjera fetare të traditës sonë, të cilat si shoqëri e hapur dhe tolerante i shënojmë, edhe kjo ditë le të shërbejë për rritjen e mirëkuptimit dhe solidaritetit mes njerëzve.”, shkruan lideri i PDK-së.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme