Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, ku gjatë një seance gjyqësore, i dyshuari O.Gj., e ka kërcënuar bashkëshorten e tij, me të cilën janë në proces gjyqësor, duke e paralajmëruar se do ta pësojë keq ajo dhe familja e saj.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari i është drejtuar gruas me fjalët “krejt familjen ka me ta kallë”, çka bëri që të ndërhyjë Policia, ku edhe e arrestoi të dyshuarin.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policore dhe pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit ndaj të dyshuarit dhe inicimin e rastit si “Dhunë në familje”.