Kremlini thotë se u mbetet Shteteve të Bashkuara për të vendosur se cilën pjesë të personelit diplomatik në Rusi do të zvogëlojnë, pas kërkesës së Moskës, që Uashingtoni në mënyrë drastike ta zvogëlojë numrin e personelit.
Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit, Vlaidmir Putin, tha sot se shtetasit rusë që punojnë në përfaqësitë diplomatike amerikane në Rusi, mund të jenë në mesin e 755 diplomatëve që duhet të largohen.
“Nuk është se ka aq shumë diplomatë amerikanë në Rusi”, tha Peskov dhe ka shtuar se “ne po flasim për diplomatët, njerëzit pa status diplomatik dhe ata lokalë, pra shtetasit rusë, që punojnë”, në Ambasadën dhe në konsullatat amerikane në Rusi.
Moska ka urdhëruar reduktim të personelit diplomatik amerikan, pasi Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin me të cilin imponohen sanksione të reja kundër Rusisë.